Si kuptohet fjala “maturant” te nxënësit, prindërit, profesorët, drejtorët,…

1

Është bërë tashmë traditë për shkollat e mesme, ku pas përfundimit të shkollës së mesme të organizohen mbrëmje të cilat simbolizojnë mbylljen apo përfundimin e këtij cikli shkollorë. 

Vazhdoni leximin “Si kuptohet fjala “maturant” te nxënësit, prindërit, profesorët, drejtorët,…”

Këshilla e mjekut

1

Pas konsultimit me mjekun, pacienti udhëzohet te farmacisti, që t`i zbërthej këshillën e mjekut, pasi që shkrimi i tij nuk ishte i lexueshëm.

Vazhdoni leximin “Këshilla e mjekut”

Mentaliteti ynë arsimor ! (1)

2

Duhet ndihmuar nxënësin për të kryer shkollën fillore se gjynah.
Duhet ndihmuar nxënësin për të kryer shkollën fillore se gjynah. Nuk bënë me përsërit se gjynah. 
Duhet ndihmuar në test të arritshmërisë se gjynah. Të gjithë po ju ndihmojnë.
Duhet ndihmuar nxënësit për t`u regjistruar në shkollë të mesme se gjynah. Krejt me të njofshëm po regjistrohen.
Duhet ndihmuar me kalu klasën e dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë se gjynah. Nuk bënë me përsëritë dhe duhet me përfundu shkollën e mesme se gjynah.
Duhet ndihmuar në test të maturës se gjynah. Të gjithë po ju ndihmojnë.
Duhet ndihmuar me u regjistru në fakultet se gjynah , jetë rrugës; më mirë me diplomë me u shetit rrugës.
Dalngadal duhet me përfundue edhe fakultetin se prapë gjynah . 
Pastaj duhet me hy në punë diku me dallavere se gjynah . Krejt me të njofshëm po hynë në punë.

Kështu dalngadal po na mbushet vendi me gjynaha dhe dalngadal do të na udhëheqin gjynahat.

E me përparu qysh jo me gjynaha!!!

Zoti na drejtoft.

 

 

Faton Hyseni

Qershor 2015

Mendo! Ishe i paditur, dikush të mësoi!

1

Kuptohet që fëmijët vijnë në këtë botë me lejen e Zotit. Prindërit gëzohen shumë kur Zoti ju falë fëmijë. Ata mundohen shumë për ta rritur fëmijën e tyre, e sidomos nëna. Fëmija është i paditur. Gradualisht prindërit e mësojnë se si të ec dhe e mësojnë se si të flas. Për të mësuar shkrim dhe lexim e dërgojmë në shkollë. Në shkollë mësuesi ia mëson dalngadal shkronjat dhe leximin dhe shpreson sikurse edhe prindërit që një ditë do të bëhet një fëmijë i edukuar dhe i dobishëm , në rend të parë për familjen e pastaj për shoqërinë dhe më gjerë.
Por vjen një moment kur fëmija pasi arrin të mëson më mirë dhe të shkruan më mirë dhe mendon që ka arritur shumë, fillon të mos i rrespektoj prindërit  dhe as mësuesit, duke menduar se ata nuk kanë ditur ta edukojnë. Kështu që gjithë mundin e prindërve dhe të mësuesit e shpërfillë dhe fillon edhe t’i ofendoj e të mos i dëgjojë, e ndoshta edhe krejt t´i harroj.

Tani mendo :

Pse tani kur u rrite, të mirën e ktheve me të keqe ?
Pse bëhesh kaq injorant ?
A harrove se kur ishe i vogël, dikush u kujdes për ty?
A harrove se dikush të mësoi si të flasësh?
A harrove se dikush të mësoi si të ecësh ?
A harrove se dikush të mësoi shkrim dhe lexim ?
A harrove se ishe i paditur dhe dikush të bëri të ditur ?
A harrove se e mira nuk kthehet me të keqe ?
A harrove se dikush sakrifikoi gjithçka që mundi për ty ?
A harrove se ata kanë dashur të bëjnë edhe më shumë , por nuk kanë pas mundësi ?
A po mendon se edhe ti nuk do të mundesh të bësh më shumë se ata ?
Mos po mendon se je i veçant dhe mund të arrish gjithçka ?

Pyetje të pafundme, …, kërkojnë përgjigje.

Tani: 

Vendos pak gishtin në kokë dhe mendo përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe shiqo veten kush ishe dhe kush je . Leje injorimin, shiqoje fitimin.

Faton Hyseni

Qershor 2015


 

Faton Hyseni

Webfaqe personale

PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

Dr. Sedat ISLAMI

Faqe me përmbajtje edukative islame

www.maturashteterore.wordpress.com

TESTE NGA MATURA SHTETËRORE NDËR VITE

Elektro Libraria

Photon Product (c) 2016

Geo Prespa

websiti i kushtohet vendlindjes

The Wallflower Wanderer

The true adventures of a timid world traveler

iridafeshti

A fine WordPress.com site

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

MËSUESIA

….portal i mesimdhenesve ...