Majet e Kosovës


Maja e Lybetenit ( 2498m )

Maja e Lybetenit ( 2498m )🏔️, Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

Maja e Lybetenit është maja më e njohur dhe më e bukur në Malet e Sharrit, e cila ndodhet në pjesën përendimore të Kaçanikut dhe pjesën lindore të Shtërpcës ( Syrinikës ), në kufi me Maqedoninë Veriore. Më saktësisht gjendet në trekëndëshin ndërmjet fshatit Sllatinë ( Kaçanik ), fshatit Brod ( Shtërpcë ) dhe M. Veriore. Maja e Lybetenit ndodhet 2498 metra lartësi mbidetare.

Mund të shihet nga Prishtina dhe Shkupi. Edhe pse Lybeteni është në kufi me Maqedonin Veriore, pjesa më e madhe e Lybetenit; anët veriore, veripërendimore, lindore dhe juglindore gjenden brenda Kosovës. Në anën maqedonase të majës gjendet një shtëpi malore e quajtur “Lybeteni”, si dhe shkëmbi i quajtur “Shkëmbi i dhisë”.

Lybeteni, 2498m

Ngjitja zakonisht fillon nga fshati Strazhë , ku deri në maje duhet kaluar mbi 9km ecje ( një drejtim ).

Lybeteni, gusht 2020

Maja e Livadhit ( 2497m)

Maja e Livadhit ( 2497m )🏔️, Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

#Maja_e_Livadhit (Livadica ) është majë mali në Bjeshkët e Sharrit, e cila ndodhet në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë. Ajo ka një lartësi prej 2497 m dhe pas saj është Liqeni i Livadhit ( Gjoli ), si liqeni më verior në Malet e Sharrit. Gjithashtu nga kjo maje mund të shihet edhe Maja e Lybetenit. Kjo maje gjendet ndërmjet Majes së Lybetenit ( 2498m ) dhe Majes së Piribregut ( 2449 m ).

Maja e Livadhit

Maja Guri i Zi ( 2536m )

Maja Guri i Zi ( 2536m )🏔️, Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

#Guri_i_Zi është maja më e lartë në Brezovicë me lartësi 2536 m mbi nivelin e detit. Ajo është 38m më e lartë se Lybeteni ( 2498 m ). Gjendet në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, në afërësi të ski qendrës së Brezovicës. Kjo maje gjendet ndërmjet Majes së Piribegut ( 2524 m ) dhe Majës së Liqenit/Jezerski ( 2586 m ).

Maja e Liqenit ( 2586m )

Maja e Madhe e Liqenit ( 2586m )🏔️dhe Maja e Vogël e Liqenit ( 2580m ), Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

#Maja_e_Liqenit / Jezerski gjendet në kufirin në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i vendosur në vargmalin e Sharrit. Maja e Liqenit arrin një lartësi prej 2586 m mbi nivelin e detit. Poshtë saj ndodhet Liqeni i Zi. Kjo maje ndodhet ndërmjet Gurit të Zi ( 2536m ) dhe #Majës_së_Vogël_të_Liqenit ( 2580m ).

Shtator 2018
Nëntor 2016

Botuar nga Faton Hyseni

Mësimdhënës i matematikës- Faton Hyseni u lind më 24 Gusht 1980 në fshatin Brod, komuna e Shtërpcës. Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, kurse shkollën e mesme, drejtimi matematiko – natyror në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit " në Ferizaj, paralele e ndarë në Firajë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në FSHMN, Departamenti i Matematikës. Është në përfundim të studimeve master. Ne procesin arsimor është i angazhuar që nga viti shkollor 2004/2005 së pari në Shkollën Fillore "Tefik Çanga" në Ferizaj , kurse prej vitit shkollor 2005/2006 deri 2011/2012 në Shkollën e Mesme Ekonomike "Faik Konica" në Ferizaj dhe prej vitit shkollor 2012/2013 në shkollën e mesme Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj ku edhe punon aktualisht. http://www.fatonhyseni12.wordpress.com është blog personal, ku përveq materialeve dhe shkrimeve personale , do të publikohen edhe shkrime tjera të ndryshme të huazuara.

Lini një koment

Faton Hyseni

Webfaqe personale

PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

Dr. Sedat ISLAMI

Faqe me përmbajtje edukative islame

www.maturashteterore.wordpress.com

TESTE NGA MATURA SHTETËRORE NDËR VITE

Elektro Libraria

Photon Product (c) 2016

Geo Prespa

websiti i kushtohet vendlindjes

The Wallflower Wanderer

The true adventures of a timid world traveler

iridafeshti

A fine WordPress.com site

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

MËSUESIA

….portal i mesimdhenesve ...