Ferizaj me vendbanime

Komuna e Ferizajt ka këto fshatra ( gjithsej 45 fshatra ):

Bablak, Balaj, Bibaj, Burrnik, Varosh, Gaçkë, Neredime e Epërme, Neredime e Ulët, Greme, Gurëz, Doganaj, Dremjak, Zaskok, Zllatar, Dardani, Jezerc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive, Talinoc i Muhaxherëve, Komogllavë, Koshare, Kosinë, Lloshkobare, Manastirc, Mirosalë, Muhoc, Mirash, Nikadin, Papaz, Sazli, Pleshinë e Epërme, Pleshinë e Ulët, Pojatë, Rakaj, Rahovicë, Surqinë, Slivovë, Sojevë, Softaj, Fshat i Vjetër, Cërnillë, Tërrn, Babush, Dubravë.

Në Komunë aktualisht janë gjithsejtë 45 vendbanime rurale, në të cilat gjatë vitit 2011 jetonin gjithsejtë 65,982 banorë apo 60.75% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Qyteti i Ferizajt gjatë vitit 2011 kishte 42,628 banorë. Fshati me numrin më të madh të banorëve ishte Pleshina ( 4,506 banorë ), pastaj Gremja ( 4 421 banorë ) dhe Komoglava ( 4,404 banorë ).
Numri i banorëve ishte vazhdimisht në rritje deri në vitin 1998. ( Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025 i Komunës së Ferizajt ).

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/qyteti/fshatrat/

KUSH E NXJERR PULËN NGA SHISHJA?

( Për nxënësit dhe studentët )

Tregimi në vijim është i vërtetë. Në fakt, është përvojë e një mësuesi të dalluar dhe të shquar për aftësi, zgjuarsi dhe korrektësi. Fjala është për një mësues të matematikës , i cili, një ditë, derisa në klasë ishin të pranishëm edhe dy zyrtarë të Arsimit, të cilit kishin ardhur për ta vlerësuar atë, u befasua nga një reagim kolektiv i nxënësve, i pashprehur më parë.

Ai rrëfen personalisht këtë ngjarje e thotë: Ishte kjo orë mësimi vetëm pak javë para përfundimit të vitit shkollor. Një nxënës derisa po ligjëroja më ndërpreu duke thënë: Mësues, matematika është shumë e rëndë! Ende pa e ndërprerë fjalën, u ngritën të gjithë nxënësit dhe shprehen të njëjtat ndjenja, sikur të ishin të organizuar. Njëri fliste nga një anë e tjetri nga ana tjetër e klasës. Mësuesi heshti për një çast e më pas tha: Në rregull, sot nuk do të shpjegojë asgjë. Mësimin do ta zëvendësojë me një lojë. Nxënësit u gëzuan ndërsa zyrtarët e Arsimit nuk u ndien aspak mirë. Në tabelë, mësuesi vizatoi një shihe me një grykë të ngushtë, në brendi të së cilës ishte një pulë. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën nga shishja? –i pyeti mësuesit nxënësit. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën, por me kusht që shishja të mos thyhet dhe as pula të mos mbytet? – pyeti përsëri mësuesi. U munduan ta gjenin përgjigjen nxënësit por pa sukses. Po kështu as zyrtarëve nuk iu “kujtua” përgjigja. Një nxënës, nga fundi i klasës, ngriti dorën dhe tha: Mësues, kjo pulë nuk mund të nxirret pa u thyer shishja ose pa u mbytur pula?! Kushtet janë kushte – ia ktheu mësuesi. Një tjetër nxënës, duke u tallur, tha: Atëherë le ta nxjerr pulën ai që e ka vënë brenda! Nxënësit qeshën ndërsa mësuesi tha: E vërtetë! Kjo është përgjigja, dhe kjo është gjendja juaj në raport me matematikën. Ju jeni ata që e keni vënë veten brenda shishes dhe ju duhet që ta nxirrni veten prej saj. Sado që unë tua shpjegoj lehtë dhe thjeshtë mësimet, nëse ju jeni bërë robër të botëkuptimeve të këtilla se një lëndë është e pamundur të mësohet, si X mësimi është absolutisht i pakuptueshëm, se Y kapitujt kaq e kaq janë të rëndë, nuk do të mund të korrni suksese.

Mësimi mbaroi. Shihemi nesër!

Zyrtarët u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe metodën e mësuesit, ndërsa nxënësit ndryshuan bindjet për mësimin dhe vështirësinë e të kuptuarit.

Ky është rrëfimi i këtij mësuesi, por ne, sa pula i kemi fut në shishe? Kupto, asgjë nuk është e vështirë përderisa mos t’ia bësh vetes të vështirë. Me vullnet, vendosmëri dhe kureshtje mund t’i arrish të gjitha.

( E huazuar )

Atlas kulturor ” Islami në Ferizaj”

Te kjo lidhje https://online.fliphtml5.com/ktsqe/upwb/ mund të shfletoni online librin Atlas kulturor ‘Islami në Ferizaj’ i cili është një paraqitje e përgjithshme disa aspekteve nga trashëgimia jonë kulturore! Në këtë libër janë përmendur disa xhami të qytetit të Ferizajt që kanë peshë në historinë e Ferizajt. Qyteti s’ka as dy shekuj, por ka xhami 620 vjeçe.
Edhe në qytet nga objektet e para janë po xhamitë. Libri thekson faktin që xhamitë i kanë shërbyer kauzës kombëtare dhe njerëzore që nga dita e parë.
Kuvendi i Shqiptarëve i Ferizajt është mbajtur në xhaminë e madhe të Ferizaj e shumë nga xhamitë e Ferizajt kanë shërbyer si institucione shkollore arsimimi përveç edukimit si pjesë e programit bazë.
Libri tregon edhe detaje dhe nga figurat kryesore të Ferizajt të cilat i dhanë formë këtij qyteti! Dy nga figurat kryesore të historisë shqiptare të shekullit të XX janë dy ferizajasit Hafiz Imeri dhe Mulla Veseli.
Një pjesë të librit janë veçuar dhe disa figura tjera kombëtare shqiptare, detaje nga jeta e të cilëve kujtojmë se mund t’i motivojnë gjeneratat e reja. Dhe në pjesën e fundit janë përmendur disa nga zbulimet e dobishme që kanë bërë myslimanët në nivel global të cilat e kanë ndryshuar rrjedhën dhe zhvillimin e botës.
https://online.fliphtml5.com/ktsqe/upwb/

https://online.fliphtml5.com/ktsqe/upwb/#p=1

Dimri 2022-2023 pa borë

Për arkivë!
Shkoi dimri dhe erdh pranvera!
Sot, me 21 mars 2023 kemi  hyrë në stinën e pranverës!
Dimri 2022-2023 kaloi me një mot pothuajse pranveror dhe pa borë ( përjashtimisht me dt. 27.01.2023, 31.01.2023 dhe 16.03.2023 ku kisht rënë një sasi shumë e vogël bore e cila brenda ditës ishte shkrirë )!
Nuk mbahet mend të ketë pasur dimër të tillë pa borë!

Edhe gomat e dimrit për vetura mbetën pa provuar fare!
Zoti e bëftë hajr!
Ferizaj, 21.03.2023

Bora e parë për dimrin 2022-2023
Bora e dytë për dimrin 2022-2023
Bora e tretë për dimrin 2022-2023

Java më e ftohtë për këtë dimër sipas IHMK ishte me 6-10 shkurt.

Dimri 2022-2023

KUSH E BRAKTISË ECJËN,ATË E BRAKTISË SHËNDETI I TIJ

Pse ecim?
Shpresoj që të gjithë do ta lexojnë ketë përgjigje.

Ecim, për të larguar stresin dhe depresionin.

Ecim për të larguar peshë.

Ecim për tu shëruar nga sheqeri dhe kolesteroli.

Ecim për të stimuluar funksionin e veshkëve, melçisë dhe syve.

Ecim për të stimuluar funksionin e zemrës dhe për të lehtësuar ngurtësinë e arterjeve.

Ecim për ti larguar simptomat e zorrës së trashë dhe çrregullimet e tretjes.

Ecim për të stimuluar sistemin tonë imunitar.

Ecim për ti aktivizuar eshtrat dhe muskujt tonë dhe për të forcuar shëndetin tonë.

Çdo qëllim i lartpërmendur ka synim primar ecja. Mjekët dhe njerëzit më me përvojë janë në ujdi se të gjitha ato sëmundje shërohën përmes ecjes.

Mjekët thonë: Nuk ka ndonjë sëmundje fizike ose psikologjike përveç se ecja ka një rol në trajtimin e saj. Dhe nëse një ilaç do të dilte në treg me përfitime të ngjashme me përfitimet e ecjes, mjekët do ta përdornin atë me çdo recetë dhe pacientët do ta blinin atë me çmimin më të shtrenjtë. Por ironia është se ecja është ilaç efektiv dhe falas, dhe pacientët hezitojnë ta bëjnë atë.

Më pelqeu një fjalë e një doktori i cili tha: nëse do ta ndërtoja nga një pistë për ecje rreth çdo spitali, nëpër të cilin do ecnin njerëzit, gjysma e tyre nuk do hynin në spital, e gjysma tjetër do të dilnin nga siptali.

Dr.Mustafa ebu Saad.

Ramazani 2023

Ramazani 2023 do të filloj më 23 mars 2023 ( e enjte ) dhe do të përfundoj më 20 prill 2023 ( e enjte ).
Deri atëherë mbeten edhe:
1679540100

  days

  hours  minutes  seconds

until

Ramazani 2023

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”

Muhamedi a.s. ka thënë:

🤲“Po vjen muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, në të cilin Allahu ka obliguar agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit”

@fatonhyseni12

Faton Hyseni

Webfaqe personale

PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

Dr. Sedat ISLAMI

Faqe me përmbajtje edukative islame

www.maturashteterore.wordpress.com

TESTE NGA MATURA SHTETËRORE NDËR VITE

Elektro Libraria

Photon Product (c) 2016

Geo Prespa

websiti i kushtohet vendlindjes

The Wallflower Wanderer

The true adventures of a timid world traveler

iridafeshti

A fine WordPress.com site

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

MËSUESIA

….portal i mesimdhenesve ...