PJESËTIMI ME MBETJE-PËRDORIMI NË JETËN E PËRDITSHME, 17.02.2023

Pavarësia e Kosovës, 17.02.2023

Me mbetje kemi të bëjm shpesh. Sikur sot, ditë e premte, më 17 shkurt 2023 ( data e Pavarësisë së Kosovës ) të të teket të dish ç’ditë të javës bie 28 nëntori ( data e Pavarësisë së Shqipërisë ), atëherë s’ka pse të bësh llogaritje të gjata: deri në fund të shkurtit mbeten edhe 11 ditë dhe 8 muaj me nga 30 përkatësisht 31 ditë, kurse 28 ditë të nëntorit deri te data e Pavarësisë së Shqipërisë . Kështu kemi 11+31+30+31+30+31+31+30+31+28=284 ditë . Pra 28 nëntori është dita e 284 -të duke filluar nga dita e sotme. Java ka 7 ditë dhe duke pjesëtuar numrin 284 me 7 marrim herësin 40 dhe mbetjen 4, d.m.th. 285=7X40+4 . Kështu që dita e 284-të është njëlloj si të ishte dita e katërt pas ditës së sotme. Sot është e premte, d.m.th. 28 nëntori do të jetë një ditë si ajo që është pas katër ditësh, që i bie e martë. Përfundimisht , 28 nëntori 2023 do të jetë në ditën e martë.
Ngjashëm mund të llogariten edhe data të tjera.

Përgatiti: Faton Hyseni
17 shkurt 2023

SI NDRYSHUAN BOTËN SHPIKËSIT MUSLIMAN?!



GAZETA BRITANIKE INDEPENDENT i ka numëruar 20 shpikjet më me ndikim dhe që shpikësit e tyre i identifikon si muslimanë.

Nga kafeja te çeqet, ushqimi në tre pjata, sistemi i numerave, loja e shahut e shumë të tjera gjëra që shpikësit muslimanë i kanë dhënë botës dhe e kanë ndryshyar atë.

1- Kafeja.

Historia fillon nga një fshat i largët në Etiopi me emrin Kaffa. Barinjtë e fshatit panë se dhitë e tyre kur ushqeheshin me bimën që më vonë mori emrin Kafe ishin më aktive. Një nga barinjt që historia e përmend me emrin Halid ishte i pari që i mori kokrrat e kafesë dhe pasi i ziu ata i piu dhe pa efektin e menjëherëshëm të saj. Kjo pije përhapjen më të madhe e gjeti në Jemen ku grupe sufistësh e pinin me shumicë atë që të ishin me aktiv gjatë adhurimeve të tyre.

Në shek XV osmanët e sollën atë në Stamboll dhe më vonë në Venedik nga ku u përhap në të gjithë Europën. Në Lombard Street në qytetin e Londrës në vitin 1650 një turk hapin kafenë e parë. Në Europë kafeja mori edhe emërtimet që e njohim sot kafe arabe, kafe turke, kafe italiane, kafe angleze.

2- Kamera.

Grekët e lashtë mendonin se sytë tanë lëshonin rreze, si një lazer, që na mundësonin të shihnim. Personi i parë që kuptoi se drita hyn në sy dhe nuk del prej tyre ishte matematikani, astronomi dhe fizikan i shekullit të X , Ibn al-Haitham. Ai shpiku kamerën e parë me vrima, pasi vuri re mënyrën se si drita erdhi përmes një vrime në kapakët e dritareve. Sa më e vogël të jetë vrima, aq më e mirë është figura, ai ka punuar dhe ngriti kamerën e parë Obscura .

İbn al-Haitham gjithashtu njihet si njeriu i parë që kaloi fizikën nga një aktivitet filozofik në atë eksperimental.




3- Shahu.

Shahu për herë të parë mendohet se u zhvillua në İndinë e lashtë. Por loja që njohim ne sot formën e saj e mori në Persi. Nga atje më vonë u përhap në të gjithë lindjen e mesme. Në shek. X muslimanët e Spanjës e përhapën atë pothuajse në të gjithë Europën.

4- Makina e parë fluturuese.

Një mijë vjet para vëllezërve Wright, një poet musliman, astronom, muzikant dhe inxhinier i quajtur Abbas ibn Firnas bëri disa përpjekje për të ndërtuar një makinë fluturuese. Në vitin 852 ai u hodh nga minarja e Xhamisë së Madhe në Kordoba duke përdorur makinën që kishte përgatitur nga një mantel i tendosur me skelet druri. Ai u përpoq të fluturonte por nuk ia doli dot, mirëpo manteli i siguroi atij një rënie të lehtë ku shpëtoi vetëm me disa dëmtime. Disa vite më vonë në vitin 875, kur ai ishte 70 vjeç, duke e modifikuar makinën e tij me tendë prej mëndafshi dhe pupla të shqiponjave, u përpoq përsëri të fluturonte duke kërcyer nga maja e një mali. Ai fluturoi në një lartësi të konsiderueshme dhe qëndroi lart për dhjetë minuta por u rrëzua në uleje duke përfunduar kështu edhe aventurën e tij të fluturimit.

Aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit dhe një krater në Hënë janë emëruar me emrin e tij.

5- Sapuni.

Larja dhe pastërtia janë kërkesa fetare për muslimanët, gjë që është ndoshta arsyeja pse ata përsosën recetën për sapun që ne ende e përdorim edhe sot. Egjiptianët e lashtë edhe romakët kishin sapun të një lloji si pomadë. Por arabët i kombinuan vajrat vegjetale me hidroksid natriumi dhe aromatizime dhe vajra bimorë. Të parët që u prezantuan me sapunin dhe me larjen e përditshme ishin kryqëtarët.

Njëra prej karakteristikave më të habitshme të kryqtarëve, kur shkuan në vendet arabe ishte se ata nuk laheshin. Shampo u prezantua në Angli për herë të parë nga një musliman i cili hapi banjën që njihej si “Mahomed’s Indian Vapour Baths” në bregdetin e Brighton dhe në vitin1759 u emërua përkujdesës i shampos për mbretërit George IV dhe William IV.

6- Distilimi dhe elementët kimik.

Distilimi, mënyra e ndarjes së lëngjeve përmes dallimeve në pikat e tyre të vlimit, u zbulua rreth vitit 800 nga shkencëtari kryesor i Islamit, Jabir ibn Hajjan, i cili transformoi alkimin në kimi, duke shpikur shumë nga proceset themelore që ende janë në përdorim, kristalizimi, distilimi, pastrimi, oksidimi, avullimi dhe filtrimi. Përveç zbulimit të acidit sulfurik dhe nitrik, ai shpiku edhe alembikun (lampën vluese), duke i dhënë botës nga lëngu i trëndafilave aroma dhe parfume të ndryshme. Ibn Hayyan zhvilloi eksperimentimin sistematik dhe ishte themeluesi i kimisë moderne.

7- Boshti mekanik (transformimi i lëvizjes rrethore në lëvizje të drjetë).

Boshti është një paisje qëndrore në shumicën e makinerive moderne që e kthen lëvizjen rrotulluese në lineare.Boshti, një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit, u krijua nga një inxhinier i zgjuar mysliman i quajtur al-Jazari për të rritur sasinë e ujit për ujitje.

Në libri i tij në vitin 1206 “Njohurisë për Pajisje Mekanike” tregon se ai gjithashtu shpiku dhe përsosi përdorimin e valvulave dhe pistonëve, harton disa nga orët e para mekanike që lëvizen nga uji dhe peshat dhe ishte babai i robotikës. Midis 50 zbulimeve të tjera të tij ishte edhe brava me kombinim.

8- Peliçet mbrojtëse.

Ky proces në anglisht njihet si “Quilting” dhe është një metodë e mbushjes ndërmjet rrobës dhe astarit të mbrendshëm. Këtë metodë fillimisht muslimanët e përdorën për temperaturat e ftohta më vonë e konvertuan edhe si mjet luftarak. Duke mbushur pjesën ndërmjet rrobave të tyre fillimisht me kashtë, më vonë e përsosën atë duke përdorur lëkurë edhe zift. Këto rroba ishin të lehta dhe siguronin mbrojtje njëlloj si armaturat e hekurta.

Kryqëtarët për herë të parë këtë formë mburoje e panë te ushtarët saraçenë në Egjipt. Ata kishin veshur këmisha që ishin shumë të lehta por edhe të sigurta për tehun e shpatës.

Nëpërmjet kryqëtarëve këto rroba u përhapën në të gjithë Europën si për qëllim luftarak ashtu edhe për mbrojtje nga temperaturat e ulëta.

9- Kupolat me harqe.

Katedralet në formë arke me kupola dhe harqe të theksuara të stilit gotik në të gjithë Europën janë një kopje e huazuar nga arkitektura islame. Harku në arkitekturën islame ishte më i ngritur se ai që përdoresh nga romakët gjë që mundësonte ngritjen e godinave me të larta. Të gjitha katedralet që shohim të stilit gotik janë modele të kopjuara. Europa nga arkitektët muslimanë mori edhe përdorimin e dritareve të mëdha me hark, përdorimin e xhamave, stilin e ndërtimit të këshjellave etj. Arkitekti i kështjellës së Henry V ishte një musliman.

10- Bisturia dhe mjetet kirurgjikale.

Shumë instrumente moderne kirurgjikale kanë të njëjtin dizajn sikurse ato të krijuara në shekullin e 10 nga një kirurg mysliman i quajtur al-Zahraui. Skeletët e tij, sharrat e eshtrave, pincat, gërshërët për kirurgji të syve dhe shumë prej mëse 200 instrumenteve që ai ka hartuar janë të njohura për një kirurg modern. Ishte ai që zbuloi fijet (nga zorrët e kafshëve) për qepje të brendshme kirurgjikale.

Në shekullin e 13-të, një mjek tjetër mysliman, i quajtur Ibn Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet përpara se William Harvey ta zbulonte atë. Mjekët myslimanë gjithashtu shpikën anestetikë të përzierjeve të alkoolit dhe zhvilluan gjilpëra për të thithur katarakte nga sytë një teknikë e përdorur edhe sot.

11- Mulliri me erë (Ventilatori)

Mungesa e ujit në tokat arabe bëri që të lindë nevoja për përdorimin e erës për të bluar grurë dhe për të nxjerrë ujin për vaditje. Për herë të parë mulliri me erë u ndërtua në vitin 634. Për të vënë në lëvizje mullinjtë nëpërmjet erës ata përdorën vela pëlhure dhe gjethe palme. Mulliri i parë në botën islame u ndërtua 500 para se të sillej në Europë.

12- Vaksinimi.

Teknika e vaksinimit nuk u shpik nga Jenner dhe Pasteur, por u krijua në botën muslimane dhe u soll në Evropë nga gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll në vitin 1724. Fëmijët e saj në Turqi u vaksinuan kundër sëmundjes së fruthit. Vaksinimi në botën islame ka qenë i gjërë, të paktën në Perandorinë Osmane vaksimi është bërë 50 vjet para se Europa të zbulonte atë.

13- Pena (stilografi)

Pena stilograf u zbulua për Sulltanin e Egjiptit në vitin 953, pasi kërkoi një penë që nuk do të njolloste duart dhe rrobat e tij. Ata i ndërtuan një penë me një rezervuar për bojën e cila mbushej nga sipër njëjtë si penat që përdoren edhe sot.

14- Sistemi i numrave dhe matematika.

Sistemi i numërimit në përdorim në të gjithë botën është ndoshta indian në origjinë, por stili i numrave është arab dhe së pari u përdor prej matematikanëve muslimanë al-Khuarizmit dhe al-Kindi rreth vitit 825.

Algebra u emërua sipas librit të al – Khuarizmit “ Al-Jabr ue Mu’habi”, shumica e përmbajtjeve të të cilit janë ende në përdorim. Puna e dijetarëve muslimane u importua në Evropë 300 vjet më vonë nga matematikanja italiane Fibonacci. Algoritmet dhe shumica e teorisë së trigonometrisë erdhën nga bota myslimane. Dhe zbulimi i Al-Kindi nga analiza e frekuencës krijuan bazën e kriptologjisë moderne.

15- Ushqimi me tre pjata.

Ali ibn Nafi, i njohur me nofkën e tij Ziryab erdhi nga Iraku në Kordoba në shekullin e 9 dhe solli me vete konceptin e vaktit me tre pjata – supë, pasuar nga peshku ose mishi, pastaj frutat dhe arra. Ai gjithashtu futi në kulturë edhe përdorimin e gotës së kristaltë.

16- Mbulimi i dyshemeve.

Qilimat konsideroheshin si pjesë e Parajsës nga muslimanët mesjetarë, në sajë të teknikave të tyre të avancuara të thurjes, të zhvillimit të modeleve dhe arabeskave, të cilat ishin bazë e artit islam. Në anën tjetër, dyshemetë e Evropës ishin dukshëm tokësore, për të mos thënë shtazore, derisa të futeshin në përdorim qilima arabë dhe persiane.

Në Angli, siç shkruan Erasmus, dyshemetë ishin të mbuluara me mbeturina që pastroheshin rrallë. Nganjëherë një dysheme nuk pastrohesh për 20 vjet, aty kishte mbeturina ushqimore, vjellje, jashtëqitje qensh apo macesh e shumë gjëra dhe neveri të tjera që nuk janë të përshtatshme për t’u përmendur këtu. Ndërsa tapetet dhe qilimat pastrohen dhe ndërrohen shpejt.

17- Çeqet.

Çeqet dhe letrat me vlerë gjithashtu vijnë nga bota islame. Fjala çek vjen rrjedh nga fjala arabe “sak” një dokument i shkruar ku kishte vlerë për të tërhequr mallrat e duhura dhe për të bërë tregëti. Kjo sillte shmangien e mbartjes së parave në rrugëtime të gjata dhe terrene të rrezikshme. Në shekullin e 9-të, një biznesmen mysliman mund të mbante një çek në Kinë të tërhequr në bankën e tij në Bagdad apo me një çek të tërhequr në Bagdad mund të blinte mallërat që i duheshin në Kordoba.

18- Globi dhe hartat.

Në shekullin e 9-të, shumë dijetarë myslimanë e morën si të mirëqenë se Toka ishte sferike.

Astronomi Ibn Hazm thotë se Dielli është gjithmonë vertikal mbi sipërfaqen e Tokës. Ky zbulim ishte 500 vjet përpara se të pohohej nga Galileo. Llogaritjet e astronomëve muslimanë ishin aq të sakta saqë në shekullin e 9-të ata llogarisnin që perimetri i Tokës të ishte 40,253.4 km. Dijetari al-Idrisi mori një glob për të përshkruar botën në oborrin e Mbretit Roger të Sicilisë në 1139.

19- Armët e zjarrit.

Ndonëse kinezët e shpikën barutin të parët dhe e përdornin për fishekzjarret e tyre, muslimanët arritën ta përpunonin atë dhe ti jepnin fuqi shtesë duke e pastruar me nitrat kaliumi. Muslimanët ishin të parët që filluan ta përdorin barutin për qëllime ushtarake. Në shek XV muslimanët kishin shpikur një raketë që e quajtën “Vezë-djegëse vetëlëvizëse” po ashtu ata zhvilluan edhe një lloj siluri që katapultohej në anijet armike dhe pastaj shpërthente.

20- Kopështet dhe lulet.

Evropa mesjetare kishte kopshte kuzhine dhe barishte, por arabët zhvilluan idenë e kopshtit si një vend i bukurisë dhe meditimit. Kopshtet e para mbretërore të pushimit në Evropë u hapën në Spanjën islame në shekulli XI. Lulet që kanë origjinën nga kopshtet muslimane janë trëndafili dhe tulipani.

https://kmk.press/independent-i-ka-numeruar-20-shpikjet-me-me-ndikim-dhe-qe-shpikesit-e-tyre-i-identifikon-si-muslimane-si-shpikesit-muslimane-ndryshuan-boten/

Artikullin e INDEPEDENT mund ta lexoni duke klikuar linkun e mëposhtëm:
https://www.independent.co.uk/news/science/how-islamic-inventors-changed-the-world-6106905.html

“1001 Inventions: Discover the Muslim Heritage in Our World” is a new exhibition which began a nationwide tour this week. It is currently at the Science Museum in Manchester. For more information, go to http://www.1001inventions.com.

Vazhdoni leximin “SI NDRYSHUAN BOTËN SHPIKËSIT MUSLIMAN?!”

ATË QË E BËN FUQIA E BESIMIT NUK MUND TA BËJ ASKUSH DHE ASGJË TJETËR!

Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm

Në kohën midis betejës së Uhudit dhe asaj që po vinte më pas, bota dëshmoi një shembull që ilustron shumë qartë se sa thellë Islami kishte sjellë ndikim te ndjekësit e tij.

Në vitin e katërt pas mërgimit, Profetit Muhammed s.a.v.s. i zbriti urdhri që pirja e alkoolit të ndalohej. Menjëherë pas shpalljes së kësaj porosie, muslimanët hoqën dorë tërësisht nga alkooli.
Pra, nuk u nevojit ndonjë përpjekje e sensibilizim i veçantë për të sjellë këtë revolucion madhor. Muslimanët që dëgjuan këtë urdhër dhe dëshmuan zbatimin e tij të menjëhershëm, jetuan deri në shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjet më vonë dhe asnjë prej tyre as edhe një herë nuk e shkeli këtë urdhër.

Kur e analizojmë këtë me lëvizjen amerikane për moslejimin e pirjes së alkoolit dhe kur shohim përpjekjet që janë bërë për ta sjellë në jetë këtë rregull, ose ato përpjekje që janë bërë edhe në Evropë për vite me radhë, na del në pah se tek muslimanët vetëm një urdhër i Profetit Muhammed s.a.v.s. ishte i mjaftueshëm për ta larguar këtë ves shoqëror.

Kurse në Amerikë dhe në Europë, sado që u vendosën ligje, u përpoqën bashkërisht trupat policore a ushtarake, inspektorët e tjerë të tatimeve apo ndonjë tjetër, nuk e arritën. Ata e pranuan disfatën e tyre. Pirja e alkoolit fitoi para përpjekjeve të tyre. Edhe pse kjo koha jonë quhet koha e zhvillimit, kur e krahasojmë me atë të fillimit të Islamit, befasohemi dhe përballemi me një pyetje: Vallë cila nga dy kohërat është më e zhvilluar, e jona apo ajo e Islamit që shkaktoi një revolucion kaq të madh shoqëror?
https://www.mekulipress.com/pse-u-ndalua-alkooli-ne-amerike/

Librat për mësues dhe planet mësimore

Nga ky vit, mësuesit e mësueset do të kenë mundësi t’i përdorin librat e rinj të mësuesit/es, hartuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, duke u mbështetur në një model të ri; model ky që e përfshin edhe librin e nxënësit përmes fotografive, duke i elaboruar njësitë mësimore në detaje dhe duke përshkruar rrjedhën e orës mësimore. Kjo i bën librat praktikë e gjithëpërfshirës, ndërsa mësimdhënien e thjeshton dhe e bën efikase. Të gjithë librat e mësuesit/es përmbajne planet vjetore, ato mujore sipas periudhave dhe mësimet model për secilën njësi mësimore.

https://drive.google.com/drive/folders/1ErBGOsc7K2GdVM3D7_2kJkFfFKyBL3Uw?fbclid=IwAR3Jc4DPV5KNEQg0epwqDnXdiOqzhDdSM9UUSw8v6L9v22BVsTaxT75z2mc

Planet për të gjithë librat e mësuesit/es mund t’i shfletoni edhe online në:

Gjithashtu edhe nga Albas

https://drive.google.com/drive/folders/1OpH66ehS045oFOoriYlJweIGKEFRVBDn?fbclid=IwAR0Zoqg5_DhqzQKDkahMFNImVNLI_qxIWOZLtRpvQUOVkiL_K7CYjkD9f3A

Greva në arsim, shtator 2022

Greva u pezullua ( lirisht thuaj u ndëpre )! Mësimi do filloi!
Mbi një muaj grevë pa rezultate!
Nxënësit pësuan!

Gjatë një muaji, ajo çka fituan mësimdhënësit janë fyerjet e nënçmimet nga një pjesë jo edhe aq e vogël e shoqërisë duke u quajtur: rrugaçë, të ligë, matrapaz, qelbësira, bërrllog, analfabetë e qindra nënçmime, shantazhe e degradime tjera të ndryshme që mendja nuk i mbanë në mend!
U pa që qeveria nuk e ka prioritet arsimin! Nuk mori mësim! Dhe nuk besoj që do merr mësim edhe më tutje!
Tash motivi do jetë edhe më i zbehtë për mësimdhënie dhe mësimnxënie!!!
Shpresojmë që shumë nga ata që ofenduan do jenë të kënaqur që fëmijët e tyre do i mësojnë prapë “analfabetët”!
Fëmija dërgohet në shkollë për mësim e cilësi, por çfarë nëse mungon cilësia, çfarë nëse atyre që janë kompetent për mësimdhënie u mungon tani edhe më shumë motivi për punë?
Me rëndësi me shku në shkollë, nuk ka rëndësi a ka cilësi a jo!!!

Greva në arsim zgjati nga 25 gusht 2022 deri më 01.10.2022 ( kur u pezullua deri në janar 2023 ). Mësimi do filloi më 3 tetor 2022.

Zoti e bëftë hajr!

Faton Hyseni, 01.10.2022

Sërish vjen Marsi…

Sërish vjen Marsi…

Refreni që është bërë kogja i shpeshtë në shoqërinë tonë e sidomos këto ditë është: Mësuesit nuk punojn hiq, veq marrin paga. Bile edhe ato paga i kanë tepër! Duhet mi largu nga puna!
Si ka mundësi që të fyen dhe nënçmohen kaq shumë pikërisht ata prej të cilëve del çdo profesion tjetër!? Prej tyre bëhesh mjek, bëhesh ekonomist, bëhesh avokat, bëhesh ministër, bëhesh kryeministër, bëhesh president e bëhesh gjithçka tjetër pasi mësimdhënësi përgatit çdo profesion tjetër.
Nëse mësimdhënësit na qenkan kaq dembela, kaq papuntorë, kaq të padijshëm ( “analfabeta” siç po thuhet nga shumë kush ) e kaq pameritor, atëherë nga na dulën të gjithë ata profesionista dhe vlerësues të kësaj gjendje!?
Është fakt që ka vend për kritikë pasi ka shumë mangësi, dikush edhe e neglizhon punën e mësimdhënies por duhet kërkuar përgjegjësi nga ta qoftë nga organet kompetente, qoftë edhe nga vet prindërit. Edhe unë jam që të kërkohet përgjegjësi dhe llogari nga secili për punën që bënë dhe këtë duhet ta kërkojmë të gjithë, bile në çdo sektor ku ka neglizhencë të punës.
Përndryshe, nuk është në rregull të njolloset tërë sistemi arsimor dhe të gjithë mësimdhënësit në këtë mënyrë çfarë edhe po shohim.
Kur një nënçmim i tillë vie nga ata të cilët mezi i kaluan klasët e tyre nuk të vie edhe shumë çudi, por kur ky nënçmim vie edhe nga ata të cilët kinse janë më të ngritur ( ” intelektual ” ), kjo është shumë e çuditshme!
Çfarë përshtypje po formohet tek fëmijët ( nxënësit ) kur prindërit çdo ditë ua ofendojnë dhe nënçmojnë mësimdhënësit e tyre!
Çfarë kuptim ka pastaj kur sërish vjen marsi ( 7 marsi ) dhe të thuhen gjithë ato fjalë miradie për arsimin e mësimdhënësit dhe kjo ndoshta pikërisht nga ata të cilët tërë vitin shkretojnë!?

Për fund shpresojmë që të gjendet një zgjidhje sa më parë për të gjithë. Dhe mos harroni se edhe vet mësimdhënësit janë prind, edhe ata kanë fëmijë, edhe atyre u duhen kushte, edhe ata pësojnë!

| F.H.|, 03.09.2022

Gjuha Angleze & Kurani

Nëse dikujt i thua: Mësimi i Gjuhës Angleze në fëmijërinë e hershme ( që nga parashkolliri ) a mund të jetë i dëmshëm për Gjuhën tonë Shqipe? A mos është edhe kjo një lloj imponimi? Ne jemi shqiptar, nuk jemi anglez!
Përgjigja zakonishtë është: Jo! Gjuha Angleze është univerzale, mësohet në tërë botën! Edhe unë po pajtohem se mësimi i saj është domosdoshmëri e kohës dhe nuk ka ndonjë të keqe! Pas një kohe ndoshta mund të paraqitet nevoja për mësimin e ndonjë gjuhe tjetër, p.sh. kinezishte, siç ishte më herët edhe rusishtja!
Por pse kur është në pyetje feja ( Kurani ), të njejtit kundërshtojnë aq shumë! Edhe Kurani është libër universal i shpallur për të gjithë njerëzimin. Dallimi është: Gjuhën Angleze nuk po mundet njeriu ta zgjedh vet, kurse fenë e zgjedh vet. Prandaj çfarë të keqe ka nëse dikush ka zgjedhur të jetoj sipas parimeve fetare? Pse duhet patjetër të ketë pengesa?
Deri kur me standarte të dyfishta!?

Faton Hyseni, 16.08.2022

Nëse nuk e njeh as abc e fesë, si ka mundësi të flasësh për te!

Ata ( besimtarët ) që po kërkojnë të drejtën e bartjes së shamisë sigurisht bazohen diku dhe kanë argumemte të forta. Bazohen dhe kanë argumente nga Kurani. A ka libër më argumentues se Kurani?
Po pala tjetër që është kundra bartjes, bile disa kërkojnë edhe heqjen e shamisë, ku po bazohen, në cilin libër, me cilat argumente?
Mendoj që më shumë janë paragjykime se sa që mund të ketë ndonjë argument.
Tjetra si ka mundësi që dikush të bindet se shamia është obligim fetar, përderisa nuk e njeh abc e fesë?
Njejtë sikur të dëshironim t’ia mësonim dikujt derivatet apo integralet, ndërkohë që ai nuk e njeh fare as abc e matematikës! Diçka e pamundur!

Faton Hyseni, 14.08.2022

Faton Hyseni

Webfaqe personale

PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

Dr. Sedat ISLAMI

Faqe me përmbajtje edukative islame

www.maturashteterore.wordpress.com

TESTE NGA MATURA SHTETËRORE NDËR VITE

Elektro Libraria

Photon Product (c) 2016

Geo Prespa

websiti i kushtohet vendlindjes

The Wallflower Wanderer

The true adventures of a timid world traveler

iridafeshti

A fine WordPress.com site

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

MËSUESIA

….portal i mesimdhenesve ...